1) Mosmarrëveshjet, paragjykimet deri në përçarje përjashtuese, ndërmjet LV-së dhe LDK-së ishin dhe janë karakteristikë e Qeverisë Kurti. Për më shumë ato janë stërkequr me akuza të ndërsjella ndërmjet këtyre partnerëve të cilat e bëjnë të pa gatshme, të paaftë dhe jo efikase këtë qeveri në të gjitha segmentet.
2) Sa më shumë që do të zgjatë në detyrë Qevria Kurti aq më shumë Kosova do të jetë jashtë agjendës evroatlantike konkretisht agjendës së Uashingtonit zyrtarë. Për ta riparuar dëmin që i ka bërë Qevria Kurti raporteve të Kosovës me SHBA-n duhet një Qeveri e re me një qasje e mendësi krejt tjetër prej asaj të udhëhequr nga Kurti.
3) Askush nuk e di se sa do të zgjatë gjendja e krijuar nga virusi korona. Prandaj të pritet përmirësimi i situatës dhe krijimi i një gjendje të përshtatshme për zgjedhje të reja është me shumë të panjohura. Për rrjedhojë të lihet kjo Qeveri ekstra e përçarë të punoj pa e ditur deri kur, është e pandershme para pritjeve të qytetarëve që po përballen me virusin. Për më shumë nëse kjo gjendje zgjatë Qeveria në ikje nuk i ka kompetencat e plota të veproj konform situatës e cila nuk dihet se çfarë do të sjellë në shumë segmente.
4) Në kohën kur duhet të ketë bashkëpunim dhe koordinim të të gjitha institucioneve për të qenë sa më efikas në mbrojtjen e qytetarëve nga virusi COVID19, Qevria Kurti përveç që është e përçarë ajo ka raporte gjithashtu shumë të këqija me Presidentin e shtetit, gjë që vazhdon gjithashtu ta dëmtoj menaxhimin e situatës krijuar nga virusi korona.
5) Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa i bënë edhe më të forta të gjitha përpjekjet dhe vlerësimet se kjo Qeveri nuk e meriton më të udhëheq me vendin tonë.
6) Z.Kurti nëse nuk merr pjesë në përpjekjen për të krijuar një qeveri të re si përfaqësues i subjektit fitues në 6 tetor, me mosveprim krijon rast të ri për ta shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të sqarohet se a mund ti jepet e drejta për krijimin e qeverisë së re ndonjë partie apo koalicioni tjetër.