6 filma që do t’ju bëjnë ta shihni jetën me tjetër sy

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Në periudha të vështira, është më shumë se kurrë e rëndësishme të gjesh dritën edhe kur duket se errësira nuk mbaron. Lista e filmave më poshtë, do t’ju bëjë ta shihni jetën ndryshe, duke ju lënë një shije sa të hidhur aq edhe të ëmbël për realitetin që jetojmë. E sigurtë është, që në fund të secilit prej këtyre filmave do ta shihni gjithçka ndryshe!

Good Will Hunting (1997)

Ndihma mund të vijë nga burime që ju s’e prisni. Besoni tek vetja që të tjerët të besojnë tek ju! 

Dead Poets Society (1989)

Ky film do t’ju mësojë kuptimin e vërtetë të shprehjes “carpe diem” (kape çastin). 

It’s A Wonderful Life (1946)

Imagjinoni për një çast si do të ishte bota nëse ti s’do të ekzistoje? Me siguri, jo kaq e mrekullueshme sa jeta sot!

The Pursuit of Happyness

Kur ndihesh se je në fund, e vetmja zgjidhje që ke është të shkosh sërish lart. Ky film do t’ju bëjë të qani, aq sa do t’ju mbushë me shpresë!

Room

Pasi një periudhe shumë të gjatë kohe të mbyllur brenda disa mureve, një grua dhe djali i saj arrijnë të lirohen. Eksperiencat dhe perceptimet e vogëlushit teksa sheh botën për herë të parë, do t’ju drithërojnë.

Stepmom

Pas 3 vitesh i divorcuar, Luke Harrison (Ed Harris) gjen një të dashur të re. Ish-gruaja e tij Jackie (Susan Sarandon) dhe e dashura e re do të detyrohen të lënë mënjanë mëritë dhe ndryshimet për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve pas një krize të thellë familjare.

Të ngjashme