Milot Rashica në çdo ndeshje po e tregon veten që është lojtar i klasit botëror pasi që në të gjitha ndeshjet po lë gjurmë.
Së fundmi, ai shënoi dhe asistoi në barazimin 2:2 ndaj Werder Bremenit.
Ndërsa, në 8 ndeshjet e fundit, Milot Rashica ka arritur të shënojë plot gjashtë herë dhe të asistojë në dy të tjerë, ndërsa vetëm në ndeshjen ndaj Herthas, reprezentuesi kosovar nuk arriti të realizonte ose asistonte.
vs Delmenhorst GOL
vs Fortuna ASIST
vs BVB GOL
vs Eintracht GOL
vs Hertha
vs Leverkusen GOL
vs Heidenheim GOL
vs Freiburg GOL ASIST
Rashica po tregon formë jashtëzakonisht të lartë në prag të ndeshjes historike ndaj Çekisë që zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.
Çekëve do t’u duhet të përgatiten fortë në mbrojtje për ta ndalë “raketën” e Kosovës i cili po vazhdon që me supergolat e tij ta “bombardojë” Bundesligën