Të kesh diçka pasion apo hobi është e rëndësishme. Sado kohë të kalojë, gjithmonë dëshirojmë të mësojmë më shumë për të zgjeruar njohuritë tona apo për të gjetur një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Ato mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi inteligjencën tonë dhe kjo është shqyrtuar nga shumë studiues.
Këtu janë 6 hobi që ndihmojnë në rritjen e inteligjencës:
Të gatuash
Në vend që të porosisni ushqim jashtë, bëhuni kreativ me përbërësit tuaj dhe mos kini frikë të eksperimentoni në kuzhinë. Gatimi kërkon kreativitet, shpejtësi dhe saktësi në masë. Kjo është një mënyrë për të rritur inteligjencën tuaj.
Të luash një instrument
Jo, nuk është kurrë vonë të fillosh të mësosh se si të luash një instrument muzikor. Ky pasion ose hobi stimulon trurin tuaj dhe rrit kapacitetin e kujtesës.
Të udhëtosh
Udhëtimet nuk shërbejnë vetëm si një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Kur udhëtoni, niveli i stresit tuaj bie dhe jeni në gjendje të përqendroheni më shumë në gjërat që ju rrethojnë dhe në këtë mënyrë ftilloheni mbi kuptimin e shumë gjërave.
Të ushtrohesh
Të merresh me sport rregullisht ul rrezikun nga tensioni dhe na bën të flemë më mirë, duke shtuar dhe avantazhet, si rritja e funksionimit të trurit dhe trupit. Një studim tregoi se aktivitetet kardiovaskulare krijojnë qeliza të reja truri, duke rritur inteligjencën e përgjithshme.
Të mësosh një gjuhë të re
Natyrisht, kjo kërkon më shumë përpjekje për trurin sesa hobi të tjera, por sigurisht që është një nga ushtrimet kryesore që ndihmojnë rritjen e inteligjencës.
Të lexosh
Jo vetëm që rrit kreativitetin dhe imagjinatën, por leximi gjithashtu redukton stresin dhe përmirëson inteligjencën tuaj. Ajo që ndihmon në zhvillimin e inteligjencës është leximi i një larmie temash.