6 mijë e 705 vaksina anti-Covid administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

6 mijë e 705 vaksina janë administruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 514 mijë e 370.

832 mijë e 920 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës. Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme