Gjashtë burra janë shpallur fajtorë për një komplot për të kontrabanduar emigrantë përmes kanalit të Anglisë me anije në vitin 2016, transmeton Klan Kosova.
Grupi i përbërë nga britanikë dhe shqiptarë – u dënua për përpjekjen për të trafikuar kryesisht shtetas shqiparë në Britani të Madje, duke përdorur gomone.
Wayne Bath, Saba Dulaj, Arthur Nutaj, Albert Letchford, Leonard Powell dhe Alfie Powell u shpallën fajtorë në Old Bailey.
Hetimi u drejtua nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, e cila zhvilloi mbikëqyrje së bashku me autoritetet franceze gjatë katër muajve nga maji 2016.
Më 11 maj 2016 një varkë e quajtur “Rebel” u gjet e braktisur në Dymchurch Beach në Kent.
Ajo tregoi shenja se ishte përdorur për të trafikuar emigrantë, dhe përmbante sende personale dhe vjellje.