Ja gjashtë pyetjet që duhet të bëni, nëse doni të mos bini pre e mashtrimeve nga lajmet online.
1. Sa i besueshëm është ai që e bën pohimin? A është kompetent dhe ekspert mbi temën?
2. A ka pohimi një koherencë, apo bie ndesh me kriteret më elementarë të logjikës?
3. A është verifikuar nga të tjerët? (Një studim shkencor është testuar, apo mbetet një teori?)
4. Ndokush është përpjekur ta shpjegojë në mënyra të tjera? Me fjalë të tjera: a mund të ketë një tjetër shpjegim për atë fenomen të jashtëzakonshëm? Për shembull: në rastin e shfaqjes së një UFO-je, a janë marrë në konsideratë shpjegime të tjera të mundshme përpara se një gjë të pazakontë ta quajmë UFO?
5. A ka pasur prova konkrete? Për shembull: kush e ka përhapur teorinë, sipas të cilës avionët që goditën Kullat Binjake në New York ishin të radiokomanduar, a ofroi edhe ndonjë provë?
6. A ka motive personale në themel të disa pohimeve? Për shembull: a është e mundur që një person që boton lajme mbi veprime kriminale duke ua atribuar gjithmonë të huajve, të jetë duke i manipuluar?