Shumë njerëz zgjedhin të bëhen ndërmarrës spese kërkojnë punë më përmbushëse. Ata mund të jenë të mërzitur nga puna tradicionale në zyrë dhe të dëshpëruar për më shumë kontroll ndaj detyrave të tyre ditore, ose të shtyer për të krijuar diçka me domethënie. Sidoqoftë, ndërmarrësit në përgjithësi hyjnë në biznes me pritshmërinë se ndërmarrësia do t’i bëjë më të lumtur.
Përdërisa ndërmarrësit e rinj në përgjithësi e shohin si përmbushëse, gjithashtu ka një mundësi për zhgënjim. Sfidat e ndërmarrësisë mund të ju dalin përpara gjatë kohës, duke dëmtuar marrëdhëniet tuaja dhe duke dalë në rrugë të lumturisë tuaj. Fatmirësisht, nuk ka pse të jetë në këtë mënyrë.
Ka disa ndryshime në sjellje të cilat mund t’i bëni për të mënjanuar mosknaqësitë dhe të qëndroni të lumtur si ndërmarrës:
Kjo është mundësia që të përdorni pozitën tuaj brenda kompanisë. Ju jeni shefi, ju i bëni rregullat. Ju vendosni orarin, kujdeseni për krijimin e një ambienti i cili do ju bëjë të lumtur, dhe nëse e zbuloni se ai ambient nuk ju pëlqen, mos u frikësoni t’a ndryshoni.
Ju ndoshta do t’a zbuloni se posedimi i një zyre të hapur pa mure është ajo që ju nevojitet për t’u ndjerë të lumtur në punë. Ndoshta do t’a zbuloni se të punuarit nga shtëpia tri ditë në javë është ajo që ju duhet për të qenë të lumtur. Eksperimentoni me ambiente dhe atmosfera të ndryshme deri sa të gjeni një e cila funksionon dhe mos e ndryshoni.
Si një ndërmarrës, ju jeni përgjegjës se sa shumë ose sa pak punoni. Ajo tingëllon tërheqëse, por ka një gjë: shumica e ndërmarrësve janë të shtyrë për të parë idetë e tyre duke u realizuar sa që asnjëherë nuk ndalojnë së punuari. Në rrezikun e shëndetit të tyre fizik dhe mendor, ata punojnë 100 orë në javë, flenë në zyrë dhe bëjnë gjithçka që duhet për të përfunduar sa më shumë detyra.
Dëshira për të punuar shumë është një mentalitet i nevojshëm dhe i admirueshëm për ndërmarrësit, por të gjithë kanë një kufi. Mos u frikësoni të bëni pushime, varësisht se a janë pushime 10 minutëshe gjatë ditës së punës ose pushime një javore në verë.
Pavarësisht se sa dëshironi që biznesi juaj të arrijë sukses, familja juaj duhet të vijë e para. Këta janë njerëzit të cilët ju duan pa kushte. Ata janë njerëzit të cilët qëndruan me ju para se të nisnit këtë biznes, dhe do të jenë me ju edhe pas tij.
Koha është një gjë e vlefshme dhe nuk duhet t’a shpenzoni atë duke punuar aq shumë sa të harroni njerëzit e rëndësishëm për ju. Ndryshoni orarin tuaj të punës, merrni një ditë pushim dhe kaloni kohë me familjen. Nuk do të pendoheni.
Në biznesin tuaj, ju do të jeni ai i cili merr iniciativën, por njerëzit tuaj do të jenë ata të cilët do të bëjnë punën. Sigurohuni të mbushni biznesin tuaj me njerëz të cilëve mund t’iu besoni se do të bëjnë punë të mrekullueshme dhe njerëz të cilët i pëlqeni. Nëse zyra juaj është e mbushur me njerëz të mirë dhe punëtorë, ju do të jeni më pak të stresuar nëse biznesi juaj ka potencialin për të arritur sukses dhe do të jetë më e lehtë për ju të bëni pushime të nevojshme.
Dështimi është pjesë e biznesit, dhe kur e përjetoni atë, e përjetoni keq. Asgjë nuk mund të ju rehatojë në atë moment. Por sapo të përjetoni një dështim, pavarësisht se sa i madh ose i vogël, ju keni një mundësi të rëndësishme: Ju mund të zgjedhni të qëndroni në atë dështim dhe të lejoni të ju pushtojë ose t’a pranoni dhe të ecni përpara. Nëse dëshironi të qëndroni të lumtur për një kohë të gjatë në botën e ndërmarrësisë, ju do të duhet të mësoni të pranoni dështimin dhe të vazhdoni përpara.
Të thoni jo është më e vështirë se sa duket, veçanërisht nëse jeni në një pozitë të marrjes së vendimeve për të parën herë në karrierën tuaj. Kur një klient kërkon një afat të caktuar pothuajse të pamundur, ju mund të ndiheni të obliguar të thoni po për të mbajtur biznesin e tyre. Kur një punonjës kërkon rritje page, ju mund të thoni po nga frika se do t’i humbisni. Mendoni me kujdes për çdo situatë, dhe se si do të ndikojë në biznesin tuaj. Mos u frikësoni të thoni jo nëse nuk ka kuptim të thoni po.
Mbani në mend, ndërmarrësia nuk është një destinacion, është një rrugëtim. Nëse dëshironi të jeni të lumtur gjatë zotërimit të biznesit tuaj, ju do të duhet të punoni për të arritur atë lumturi. Ju jeni nën kontroll, kështu që mos u frikësoni të bëni ndryshimet e nevojshme për të qenë të kënaqur. Gjëja e vetme e cila mund të ju dalë në rrugë të kënaqësisë tuaj është mos gatishmëria juaj për të ndryshuar.