6 viktima nga Covid-19 sot në Shqipëri

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 700 qytetarë.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 277, pasuar nga Shkodra me 47, Durrësi 42, Vlora 34, Berati 30 etj.

Janë 11.540 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 48-vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71-vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78- vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84-vjeç.

Janë shëruar 1.048 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 251.477.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 266.416 raste, 251.477 qytetarë janë shëruar, 11.540 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.399 pacientë.

Të ngjashme