Familja Krasniqi nga Juniku ka nevojë për ndihmë për shërimin e djalit të tyre 6 vjeçar, Arian Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
Ariani para dy ditësh është diagnostikuar me leukemi akute limfoblastike, ndërkaq familja e 6-vjeçarit po kërkon ndihmë për shërimin e tij, pasi që nuk kanë mundësi që shpenzimet t’i mbulojnë vetë.
Një e afërme e tij ka publikuar të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumentet ku tregohet më gjerë rreth këtij rasti.