Një fëmijë vetëm 6 vjeç me emrin Antonio, gjeti vdekjen në krahët e së ëmës. Vogëlushi ishte në shkollë, për shkak të kontaktit me korrentin e një prize në kopshtin e Frankfurt në Gjermani.
Në momentin e ngjarjes së ndodhur të mërkurën e kaluar, ishte e pranishme edhe nëna e fëmijës, e cila asistoi në vdekjen e tij pa mundur të bëjë asgjë.
Duket se një prizë elektrike ishte zhveshur, kur fënija duke lozur e kapi. Nëna e tij, Elisa C., me origjinë italiane, pa të birin duke lozur me prizën, pasi kishte shkuar për ta marrë nga kppshti.
“Kisha shkuar për ta marrë djalin, kur pashë që duke vrapuar kapi një prizë që qëndronte varur për muri”, tregon ajo. Shkarkesa elektrike bëri që i mituri të humbasë ndjenjat.
Pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, i mituri gjeti vdekjen. Nëna e tij ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në mënyrë që ta kthejë trupin e Antonios në Itali.