Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikacionit për tremujorin e katërt të vitit që shkoi, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin, ku theksohet se ka rënë numri i udhëtarëve dhe mallrave që përdorin trenin.
ASK thotë se në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.80%.
“Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur ulje për 15.80%.Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2016 ishte 1 564, ose 12.76% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar “, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ku ka një rritje për 18.60%.