65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat.

Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një mjeku, për të parë gjendjen e personit që humbi ndjenjat.

Një protestuese i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, me qëllim hapjen e rrugës së ndryshimeve.

“Rama, jep dorëheqjen dhe hapu rrugë ndryshimeve që presin shqiptarët”, u shpreh ajo.

Fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas vijuan marshimin në Kryeministri.

Nga aty, ata vijojnë ende fjalimet, për të përmbyllur më pas protestën e 65-të, me marshim.

Të ngjashme