65-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë dyshohet se është vrarë

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

65-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë dyshohet se është vrarë

N.G, 65-vjeçar që u gjet i vdekur se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim  të  zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje”.

Të ngjashme