Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë tri 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre 3 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një 1 kërkesë për sekuestrimin e një 1 automjeti për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.