66 pacientë të hospitalizuar në spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

| 15 Jan 2021 | 09:19 | Nga

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me koronavirus.

Në raportin 24 orësh në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, bëhet e ditur se janë të hospitalizuar 66 pacientë.

Prej tyre, 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 14 pacientë janë në gjendje të rëndë, ku njëri nga këta është në CPAP.

Gjithashtu, në raport thuhet se në 24-orët e fundit janë shëruar tre pacientë nga ky virus.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet në raport.

Të ngjashme