67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyqtarë rinj

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21 pozita për gjyqtarë rinj, ndërkaq 50 prej tyre nuk e kanë kaluar testin.

Pas përfundimit të testimit, Komision vlerësues brenda 5 ditësh ka përfunduar me vlerësimin e testeve dhe tashmë ka bërë publike listën e kandidatëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, testit me shkrim në të dy fushat i janë nënshtruar 117 kandidatë.

Pas përfundimit të kësaj faze, kandidatët e suksesshëm pritet t’i nënshtrohen intervistës me gojë.

Lista e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për kandidatët e suksesshëm dhe të atyre që nuk e kanë kaluar testin me shkrim.

Të ngjashme