Një 69-vjeçar nga komuna e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.
Nipi i tij ka thënë për Klankosova.tv se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.
“Të mërkurën, më 15 dhjetor u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.
Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.
Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.
Nëse e keni parë diku këtë person mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567