Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje të vogla të trupit. Shumë prej tyre mund të mos jenë të rrezikshme por këto 7 dhimbje janë një paralajmërim i hapur se keni nevojë për një vizitë tek mjeku!
Mpirja e këmbëve: mund të përkojë me nevropati diabetike.
Gati një e katërta e 23 milionë amerikanëve të cilët kanë diabet nuk janë në dijeni për sëmundjen. sipas Shoqatës Amerikane Diabetike.
Disa nga simptomat e diabetit janë:
Goja e thatë
Etja dhe uria konstante
Lëkurë e irrituar e thatë
Vështirësi për të shëruar plagët
Urinim i shpeshtë dhe urgjent
Shikim i turbullt
Dhimbje e gjoksit:
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se dhimbja e gjoksit është shenjë e një problemi të zemrës. Megjithatë, dhimbjet e vogla në gjoks, fyt, nofulla, krah ose bark mund të tregojnë probleme serioze kardiake.
Dhimbje e fortë koke: shpesh, dhimbja e kokës mund të ndodhë për shkak të dehidratimit, tensionit dhe mund të zgjidhet duke pirë shumë ujë, duke pushuar, medituar dhe duke jetuar shëndetshëm.
Dhimbje shpine: Dhimbja e shpinës është një nga ankesat më të zakonshme fizike, dhe shumë njerëz vuajnë prej saj në mënyrë kronike.
Megjithatë, një dhimbje e papritur në pjesën e prapme ose në zonën midis shpatullave mund të tregojë një problem në aortë, prandaj rekomandohet të vizitoheni tek mjeku!
Dhimbje të mprehta stomaku:
Këto dhimbje duhen të hetohen nga një mjek menjëherë pasi mund të tregojnë probleme të tëmthit (përfshirë gurët e tëmthit), pankreasit, stomakut dhe nëse i ndjeni vazhdimisht duhet të vizitoheni tek një mjek, mos e lini veten pas dore.