7 gjëra që i përdorim çdo ditë, janë shpikur nga femrat

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:19 | Nga

Nevoja nuk është nëna e vetme e shpikjes. Edhe pse nuk ishte gjithmonë e thjesht për të marrë një patentë apo vlerësimin e merituar, shumë gjëra të cilat ne i përdorim sot mbajnë firmën e femrave.

1. SOFTWARE I KOMPJUTERIT

Femrat në shkencat kompjuterike kanë si model Grace Hopper. Ajo dhe Howard Aiken dizenjuan në vitin 1944 kompjuterin Mark I të Harvard, një makinë 5 tonë me përmasat e dhomës. Hopper shpiku përpiluesin i cili përkthente gjuhën e shkruar në kod kompjuterik dhe krijoi termat “bug” dhe “debugging” kur duhet të largonte “molën” nga paisja. Në vitin 1959, Hopper ishte pjesë e skuadrës që zhvilloi COBOL, një nga gjuhët e para moderne të programimit.

2. LAVATRIÇJA

Josephine Cochrane invented the first commercially successful dishwasher in the 1880s.E patentuar në vitin 1886, lavatriçja e parë kombinonte presionin e lartë të ujit, një rrotë, një kazan dhe një raft hekuri si ata që përdorim dhe sot për të kulluar enët. Krijuesja Josephine Cochrane asnjëherë nuk e përdori vetë, por dimë se kjo pajisje jua bëri jetën më të lehtë shërbëtoreve të saj.

3. KORREKTORI I LËNGSHËM

liquid paper

Bette Nesmith Graham në mënyrë të fshehtë përdorte bojë të bardhë për të mbuluar gabimet e saj të shkrimit. Asaj iu deshën vite për të perfeksionuar formulën në kuzhinën e saj përpara se të merrte patentën për Korrektorin e Lëngshëm në vitin 1958. Më pas, Gillette e bleu kompaninë e saj në vitin 1979 për 47.5 milionë dollarë.

4. FSHIRËSET E XHAMAVE

An Alabama native, Mary Anderson came up with the idea for windshield wipers when she visited New York City on a snowy day in 1902.

Shoferët ishin skeptikë kur Mary Anderson shpiku fshirëst e para të xhamit në vitin 1903. Ata mendonin se ishte më e sigurt të lëviznin me shi dhe borë në rrugën e errësuar, sesa të tërhiqnin një levë për ta pastruar atë. (Një tjetër shpikëse grua, Charlotte Bridgwood, shpiku një version automatik me një rul elektrik në vitin 1917) Por, deri në kohën kur patenta e Anderson skadoi në 1920, fshirëset e xhamit po e bënin punën e tyre. Cadillac ishte i pari që i përfshiu ato në çdo model makine, dhe kompanitë e tjera e ndoqën shpejt.

5. MONOPOLI

Elizabeth Magie invented

Elizabeth Magie krijoi Lojën “The Landlord” për të përhapur teorinë ekonomike të lojtarëve të Gjeorgjisë për padrejtësinë e rrëmbimit të tokës, disavantazhet e marrjes me qera dhe nevojën për një taksë të vetme mbi vlerën e tokës tek pronarët. Gjëra argëtuese! Magie mori patentën e lojës në vitin 1904 dhe e vetë-botoi atë në 1906. Gati 30 vjet më vonë, Charles Darrow e ridizenjoi lojën dhe mesazhin e saj duke e shitur atë te Vëllezërit Parker nën emrin Monopoly. Kompania bleu patentën e Magie për lojën origjinale për vetëm 500$.

6. PELENAT E LIRSHME

When Marion Donovan invented the disposable diaper, she was initially mocked by the men who dominated the manufacturing industry at the time.

Marion Donovan ndryshoi çdo gjë si për bebet ashtu edhe për prindërit. Pëlhura e papërshkueshme prej pelushi, e bërë fillimisht me një perde dushi, u shit së pari në Saks Fifth Avenue. Donovan shiti patentën tek Korporata Keko për 1 milion dollarë dhe pastaj krijoi një model tërësisht të lirshëm disa vjet më vonë. Pampers lindi në vitin 1961.

7. SISTEM SIGURIE PËR SHTËPINË

Image result for marie van brown

Marie Van Brown shpesh ishte vetëm në shtëpi dhe nuk kishte besim se policia do të mund të shkonte shpejt në shtëpinë e saj në raste emergjence. Në vitin 1966, ajo shpiku një aparat fotografik që mund të shihte përmes një vrime në derë, e cila i transmetonte pamjet në një monitor në dhomën e saj, që ishte pajisur me një alarm i cili tingëllonte në rast se do të ndodhte diçka.

Të ngjashme