Pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019, tani do të fillon procedura e konstituimit të institucioneve të reja të BE-së.
Duke marr për bazë nenin 17.7 të versionit të konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian, Deklaratën 11, shtojcë e traktatit, si dhe afatet kohore të konstituimit të institucioneve të BE-së të dalura nga zgjedhjet 2014, janë gjithsej 7 hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja:
- 20-21 Qershor: Duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, propozon Presidentin e Komisionit Evropian;
- 2 Korrik: Mbahet seanca plenare dhe inauguruese e Parlamentit të ri Evropian dhe bëhet zgjedhja e Presidentit të ri të Parlamentit Evropian;
- Korrik: Parlamenti Evropian voton Presidentin e ri të Komisionit Evropian, me shumicën e votave (të paktën 376);
- Gusht/Shtator: Shtetet Anëtare propozojnë Komisionerë të tyre, në konsultim me Presidentin e Komisionit;
- Shtator/Tetor: Mbahen intervistat e Komisionerëve në komisionet parlamentare të Parlamentit Evropian;
- Tetor/Nëntor: Votimi i përbërjes së plotë të Komisionit Evropian nga ana e Parlamentit, me shumicën e votave. Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, emëron Komisionin e ri Evropian;
- Nëntor: Inagurimi i Komisionit të ri Evropian.
Këto afate kohore mund të tejkalohen në rast të prolongimit të negociatave për ndërtimin e koalicioneve pas-zgjedhore dhe dakordimin e tyre për emërimet e reja, në veçanti për pozitat kyçe: Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Larte për Politikë të Jashtme dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.