Kur fillova së pari në pasuri të patundshme, kisha shumë pasion, dhe mendoja se e dija se çfarë po bëja. Por le ta pranojmë, do të bëja gabime përgjatë rrugës. Por gjëja e mirë për gabimet është se kur ju mësoni nga ato, ju fitoni shumë zgjuarsi. Tani, 20 vite më vonë, ende kam atë pasion dhe shtysë, por ka disa gjëra të cilat do ia thoja vetes time të ri. Nëse do të më dëgjonte.
Të qenit i mirë mund të jetë gjë e mirë për përfitimet
Energjia solare është e ardhmja. Karburanti fosil ka një datë skadimi të caktuar, dhe do të dalë herët ose vonë. Ndotja e ajrit e shkaktuar nga karburanti fosil po bëhet shumë e keqe, dhe energjisë solare i duhet shumë rrugë për ta kompensuar atë. Jo vetëm që është një burim shumë efikas, por është edhe biznes i mirë. Këto ditë, ka shumë kredite të taksave, vlera dhe nxitje të cilat ndihmojnë në inkurajimin e qëndrueshmërisë dhe gjelbërimit. Është një investim i së ardhmes në shumë mënyra.
Dëgjo instinktin tënd, jo të njerëzve tjerë
Nuk është se nuk vlerësoj mendimet e njerëzve tjerë, por kam mësuar se është më e rëndësishme të dëgjosh instinktin tënd. Nëse shikoni shumicën e njerëzve të suksesshëm, do ta shihni se shpesh, ata bënë gjëra që të tjerët nuk do i bënin. Nëse ata do i lejonin njerëzit e tjerë t’ua ndryshonin mendjen, ata nuk do të krijonin këto biznese të pabesueshme ose nuk do të ndiqnin këto zbulime dhe ide të cilat dolën të jenë të shkëlqyeshme.
Kur fillova, iu besova njerëzve të gabuar, dhe iu besoja këshillave dhe informacioneve që ata i ndanin me mua. Por ai zë në kokën tuaj ekziston për një arsye. Ju duhet ta dëgjoni atë. Gjatë kohës, bëhet më i zhurmshëm.
Ndërmerrni më shumë rreziqe
Ka një thënie të Warren Buffett e cila më pëlqen shumë, ‘’Rreziku vjen duke mos e ditur se çfarë po bëni’’. Kur isha më i ri, veproja me siguri, por përderisa mësoja më shumë dhe fillova t’i besoja instinktit tim, fillova të ndërmerrja më shumë rreziqe. Siç e dinë të gjithë, më shumë rreziqe do të thotë shpërblime më të mëdha. Ju duhet të blini kur të tjerët frikësohen. Ju duhet të kërkoni mundësi para se të tjerët t’i gjejnë ato. Në pistën e vrapimeve, ju nuk do të fitoni shumë para nëse vini bast në kalin i cili fiton gjithmonë. Tani, nuk po sugjeroj të vini bast në kalin i cili gjithmonë del i fundit. Por nëse ka një kali të ri të cilin e keni studiuar dhe duket se është kampioni i ardhshëm i pa zbuluar, ju duhet të vini bast në të. Ju duhet të bëni detyrat tuaja. Pastaj instikti juaj mund të gjejë zgjidhje të mira.
Qëndroni në përputhje
Një gjë që e kam mësuar është se njerëzit dëshirojnë të bëjnë biznes me njerëz të cilëve iu besojnë. Mënyra më e shpejtë për të fituar besimin e tyre? Përputhshmëria. Askush nuk dëshiron të punojë me dikë i cili është i çrregullt dhe i cili mund të ndryshojë mendjen e tij. Ata duan të punojnë me njerëz stabilë për të cilët e dinë se do ta mbajnë fjalën e tyre. A nuk do ta bënit edhe ju të njëjtën gjë?
Mësoni t’i doni numrat
Kur fillova, nuk e kuptoja se sa shumë duhej të rritesha që t’i doja numrat. Shpesh, pasioni fillon me një ide, por numrat janë njëlloj të rëndësishëm. Si një biznesmen dhe investitor, unë merrem me shumë numra. Para se një ide të shndërrohet në realitet, numrat duhet të përputhen. Pa atë, çdo ide dështon. Kështu që dashuria dhe kujdesi ndaj numrave nuk është diçka të cilën duhet ta shikoni me lakmi. Por, është diçka e rëndësishme që të siguroheni se një ide biznesi është e qëndrueshme.
Mos u frikësoni të jeni ndryshe
Siç e keni kuptuar me siguri deri tani, unë përkrah zbatimin e qasjeve të mira për ambientin, qoftë për panele solare, si ato në ndërtesën Atelier në New York, ose tjera teknologji të gjelbra. Në një peizazh të cilit i referohen si xhungla konkrete, t’i bësh njerëzit të ndihen si në shtëpitë e tyre do të thotë të bëni diçka e cila i lidh ata në një mënyrë unike. Kështu që çdo projekt që marr, provoj t’i jap një kthesë speciale. The Atelier, sigurisht, ka pamje të mahnitshme të qytetit dhe të lumit Hudson, por ka gjithashtu sheshin më të lartë të patinazhit ne New York, një klub të madh shëndeti, një fushë basketbolli dhe një teatër. Duke u përfshirë me Atelier më ka mësuar se si të jem ndryshe, të ndërmarr rreziqe dhe të vendos ide të reja në ato që do të mund të kishin qenë vetëm projekte tipike luksoze.
Mos provoni vetëm të parashikoni të ardhmen. Mësoni nga e kaluara
Përcjellja e trendeve është e rëndësishme nëse dëshironi të merrni vendime të mira. Kur fillova, isha i emocionuar veçanërisht se çfarë do të dilte në të ardhmen. Por pasi jam rritur, e kam kuptuar se është e rëndësishme të dini se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Historia vazhdon të përsëritet, apo jo? Përveç kësaj, është më lirë të mësoni nga gabimet që njerëzit tjerë kanë bërë në të kaluarën në vend se t’i bëni gabimet tuaja.