Të gjithë ndërmarrësit kanë nevojë të mjeshtërojnë aftësinë e fitimit të konsumatorëve të rinj. Sa mirë mund t’i prezantoni klientët e rinj me biznesin tuaj, pavarësisht sektorit dhe madhësisë, do të vendosë nivelin dhe gjatësinë e suksesit të cilin keni gjasë t’a keni.
Në realitet, ka me qindra mënyra potenciale përmes të cilave mund të fitoni konsumatorë të rinj, por dua të theksoj shtatë prej atyre më praktike, më të zbatueshme dhe më me ndikim.
Nëse e dini me qartësi se kush është konsumatori juaj, atëherë mund të shënjestroni kandidatë të angazhuar dhe të interesuar dhe të përmirësoni aftësinë e juaj për të fituar konsumatorë të rinj.
Duke kuptuar moshën, lokacionin, nivelin edukativ dhe titullin e punës të bazës së konsumatorëve ju jep mundësinë të flisni në gjuhën e duhur e cila rezonon dhe qëllon kordën e duhur. Kjo është e njohur si krijimi i një avatari dhe do ju japë njohuri se ku qëndron konsumatori juaj, online apo offline.
Do ju inkurajoja të kaloni kohë për të menduar se kush është konsumatori juaj i shënjestruar; si duket ai dhe çfarë problemi mund të ketë ai që ka nevojë për zgjidhje? Bëhuni sa më të detajur që mundeni që të mund të imagjinoni qartësisht se kush ka më shumë gjasa të blejë prej jush.
Ambasadorët më të mirë të biznesit tuaj janë konsumatorët ekzistues. Ata tashmë kanë blerë prej jush, dhe nuk ka vulë më të mirë miratimi se sa kur njerëzit vendosin paratë e tyre prapa mendimeve të tyre.
Duke stimuluar konsumatorët e rinj, përmes zbritjeve në produkte në këmbim të rekomandimeve, për shembull, funksionon shumë mirë sepse ata konsumatorë mund t’iu tregojnë shokëve të tyre, të cilët besojnë në shijen e tyre, për ju. Kjo dërgon në shkëmbim më të shpejtë dhe më të lartë të kandidatëve në pagesën e konsumatorëve.
Edhe në kohën digjitale, lidhjet efikase qëndrojnë një nga mënyrat më të fuqishme për të sjellë konsumatorë të rinj dhe për të rritur biznesin tuaj.
Lidhjet në fushën tuaj janë të fuqishme jo vetëm sepse ju mundësojnë të kuptoni ndryshimet në sektorin tuaj, por gjithashtu ju vë në kontakt me njerëzit të cilët shërbejnë bazën e njëjtë të konsumatorëve në një formë ose tjetër. Prandaj, ju mund të prezantoheni lehtë te grupet e reja të konsumatorëve përderisa zhvilloni kuptim më të mirë të asaj se çfarë ata po kërkojnë.
Shumë biznese dështojnë të përfitojnë nga mundësitë online. Për bizneset, këto mundësi mund të vijnë në formën e shitjeve online të produkteve të tyre. Për shembull, nëse keni dyqan kafeje lokale dhe përgatisni marka të posaçme të kafesë, atëherë ju mund të jeni në gjendje të shisni globalisht përmes internetit.
Mirëpo, për shumë biznese të cilat shesin vetëm online, shitja offline mund të ofrojë reagime të paçmueshme në kohë reale dhe të ju prezantojë me një bazë të re konsumatorësh, në mënyrë tipike në pragun tuaj.
Strategjia e lidhjeve publike të duhura mund të jetë e mirë për biznesin tuaj, duke drejtuar konsumatorë të rinj drejt derës tuaj.
Qasja ndaj kësaj lidhjeje të duhur mund të arrijë me mijëra kandidatë. Vetëm sigurohuni të identifikoni forumin e duhur që të kërkoni këtë. Identifikoni publikime kyçe në fushën tuaj dhe kërkoni redaktorët për të parë se a mund të flisni si një ekspert në fushën tuaj dhe të shtoni vlera në të njëjtën kohë, duke rritur profilin e biznesit tuaj.
Brenda tregut tuaj të shënjestruar, gjithmonë do të ketë kandidatë në faza të ndryshme të ciklit të tyre të blerjeve. Veç atyre të cilët janë të gatshëm për të blerë, gjithmonë do të ketë nga ata të cilët do të mendojnë se ato që ofroni janë shumë të shtrenjta.
Në këto raste, kuptoni se si mund të siguroni këta konsumatorë: Duke pasur një verzion produkti, me më pak funksionalitet dhe me një çmim më të ulët, mund të ndihmojë të arrini këtë objektiv.
Vendosja e modeleve të ndryshme të çmimeve mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të rritur bazën e juaj të konsumatorëve shumë shpejt.
Përveç reklamave tradicionale të Televizionit, radios dhe shtypit, ka gjithashtu mundësi online si pagesë-për klikim dhe marketing në media sociale.
Reklamat me pagesë mund të garantojnë konsumatorë të rinj në biznesin tuaj, por vjen me një çmim. Prandaj, ju gjithmonë duhet të filloni duke identifikuar objektivin tuaj nga çdo fushatë e reklamave me pagesë. A është për të shitur një produkt menjëherë? Të shtoni një kandidat në listën tuaj të emailit? T’i bëni njerëzit të angazhohen me websiten ose përmbajtjen tuaj?
Sapo të identifikoni objektivin, është më e lehtë të caktoni një buxhet dhe të krijoni pritje realistike për fushata.
Varësisht madhësisë së biznesit tuaj, pjesa tjetër e kompanive të cilat i admironi kanë shfrytëzuar të paktën disa nga taktikat e lartë përmendura. Ato mund të ju ndihmojnë juve gjithashtu.