7 mijë e 986 raste aktive me COVID-19

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

51.965 raste positive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë që nga 13 marsi qëkur janë shënuar rastet e para me virus.

Numri i rasteve të vdekjeve është 1.344.

Gjithsej 42.635 është numri i rasteve të të shëruave, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon te të gjithë qytetarët që të shkojnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme