Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, po marrin trajtim 7 pacientë nga Shqipëria.
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga COVID-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në nivel vendi, numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim mjekësor është 42.