Në Thumanë, ku është dhe zona më dramatike me pasojat më të mëdha, dyshohet që të paktën 7 persona të jenë nën rrënojat e pallateve të shembur. Sipas informacioneve nga terreni, ata kanë dhënë shenja jete pasi ka folur në tentativë për të kërkuar ndihmë.
Forcat Speciale që ndodhen në terren janë duke punuar me kujdes të veçantë për të pasur fatin e mirë dhe për të nxjerrë të gjallë personat nën rrënoja. Deri më tani në Thumanë të Fushë-Krujës dy gra u nxorrën të pajeta, të zëna poshtë nga pallati i shembur, ndërsa janë shpëtuar deri më tani 5 persona, të cilët kanë mundur t’ia hedhin, duke dalë gjallë nga rrënojat.
Jo vetëm dëme fizike, të gjithë po kalojnë momente të vështira edhe psikologjike në këtë gjendje shoku që ka prekur gjithë vendin pas lëkundjes së fortë sizmike në 03:55 të mëngjesit, 6.4 ballë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre emrat nga personat që janë përgjigjur janë, Çimi, Pëllumb dhe zonja me emrin Mira.