Sot në Komunën e Malishevës janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa janë konfirmuar dy raste të reja.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Rastet e reja vijnë nga fshatrat Marali dhe Dragobil.
Që nga data 14 mars e deri më sot, me COVID-19 në Malishevë janë prekur 181 persona, prej tyre 133 janë shëruar, 13 kanë vdekur dhe 35 raste janë ende aktive.
Njoftimi:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Këto të dhëna janë bërë të ditura në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 35 raste, ndërsa dy rastet e regjistruara sot vijnë nga fshatrat Marali dhe Dragobil.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 181 persona, 133 prej tyre janë shëruar plotësisht, 13 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa aktiv mbesin 35 raste.