7 rregulla themelore të etikës që duhet t’i dini dhe zbatoni

Prishtinë | 25 Sht 2024 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Zakonet e mira janë po aq të ndryshme sa njerëzit që i shfaqin ato.

Eskimezët fërkojnë hundët kur përshëndesin njëri-tjetrin, japonezët gjithmonë i heqin këpucët para se të hyjnë në një shtëpi ndërsa tailandezët nuk e tregojnë kurrë shollën e këpucëve të tyre, konsiderohet e papërshtatshme.

Megjithatë, ka disa rregulla të etikës që duhen ndjekur pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti kemi. Gjithkush duhet të dëshirojë të jetë një person i sjellshëm mbi të gjitha!

Ne dëshirojmë të drejtojmë vëmendjen tuaj ndaj disa normave të mirësjelljes që shpërfillen dhe janë bërë të zakonshme dhe pranohen lehtësisht në ditët tona.

Telefonat tanë të mençur po bëhen gjithnjë e më të mëdhenj dhe është e vështirë t’i mbash në dorë, duke preferuar çanta të ndryshme edhe kur nuk është e nevojshme.

– Gjithmonë mbajeni çantën tuaj në krahun ose dorën tuaj të majtë në mënyrë që dora juaj e djathtë të jetë e lirë për shtrëngimet e dorës.

– Asnjëherë mos mbani çantën e një gruaje nëse jeni një burrë, edhe n.q.s e doni shumë. Kjo nuk përfshin qeset apo çantat e rënda kur shkoni për pazar.

– Mos e vendosni çantën tuaj në tryezë ose në dysheme pranë vetes në një restorant. Ose vendoseni atë në karrigen tuaj ose në mbajtësen që ju ndonjëherë gjeni në anë ose vendoseni direkt në varëse nëse keni afër.

  • Të shfaqurit e respektit në palestër

Fakti që nuk është një sallë vallëzimi apo një zyrë biznesi nuk do të thotë që ju mund të bëni çfarë të doni, duke mos i marrë parasysh të tjerët. Ka ende një mënyrë për t’i bërë gjërat siç duhet.

– Duke qenë vonë për një orë të ushtrimit në grup nuk do të thotë që ju duhet të ndesheni dhe të shqetësoni të gjithë njerëzit deri sa të shkoni drejt vendit tuaj të preferuar. Është faji juaj, prandaj uluni në vendin më të afërt që është i lirë dhe mos i pengoni të tjerët.

– Kur të keni mbaruar duke përdorur pajisjet në pesha të rënda, rivendosni ato në peshën minimale siç duhet të jenë. Në këtë mënyrë personi tjetër që i përdor ato nuk do të dëmtojë veten nëse fillon të bëjë ushtrime pa e patur mendjen. Na besoni, kjo ndodh!

– Përdorni një peshqir për të fshirë djersën tuaj nga të gjitha veglat dhe sipërfaqet e pajisjeve që keni përdorur.

  • Sjellja në vende publike

Si anëtarë të shoqërisë, ne duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar kur ne jemi të rrethuar nga njerëz, në vend që të rrimë si në komoditetin e shtëpive tona.

– Ekzistojnë 3 lloje njerëzish në këtë botë: ata që vijnë herët, ata që vijnë në kohë dhe ata që vijnë vonë.

Nëse nuk jeni lloji i parë, në mënyrë të pashmangshme duhet të kaloni përpara njerëzve në teatër, në filma, në sallën e koncerteve apo në ndonjë vend tjetër me ndenjëse. E vetmja mënyrë e duhur për ta bërë këtë është të qëndrosh përballë me njerëz të tjerë dhe të mos e kthesh shpinën drejt tyre.

– Nëse ju jeni tipi i parë, ju do të jeni ai që ka për të lënë njerëzit të kalojnë për në vendin e tyre. Në këtë rast, mos qëndroni të ulur. Është e papërshtatshme për njerëzit që të kalojnë mbi këmbët tuaja si një pengesë. Ngrihuni dhe bëjuani më të lehtë kalimin.

– Meqë po flasim për vendet publike, duke folur në telefonin tuaj e duke komentuar se çfarë po ndodh para jush ose duke biseduar me personat ngjitur me ju, është e papërshtatshme në kinema, në teatër ose në një koncert.

Kjo e fundit mund të ndodhë vetëm në një ndeshje sportive (por përmbajeni veten nga hedhja e fjalëve dhe sendeve të vrazhda kundrejt lojtarëve). Njerëzit vijnë në këto ngjarje për një qëllim – t’i shijojnë ato. Dëgjimi i bisedave tuaja nuk është aspak e kënaqshme për askënd.

  • Trajtimi i ftesave

Ekzistojnë 2 lloje ftesash: “Lajmëroni për mosardhjen” dhe “RSPV“. Të dyja kërkojnë një përgjigje nëse doni të tregoheni një person i sjellshëm ose dëshironi të ftoheni sërish në një ngjarje në të ardhmen.

– Nëse një ftesë thotë “Lajmëroni për mosardhjen“, ju duhet të përgjigjeni vetëm nëse jeni të sigurt se nuk do të shkoni. Përndryshe, pritësi do t’ju llogarisë për po.

– Nga ana tjetër, “RSVP” (“respondes s’il vous plait“, frëngjisht për “Konfirmoni pjesmarrjen”), do të thotë që ju duhet të shkruani ose të telefononi pritësin për të konfirmuar praninë tuaj në ngjarjen e tij. Mundësisht gjatë periudhës së kërkuar të kohës.

Pritësi duhet të dijë saktësisht se sa njerëz do të vijnë për të përgatitur sasinë e duhur të ushqimit, pijeve etj.

  • Trajtimi i sjelljeve në tavolinë

Duke u nisur nga koha që të gjithë kalojmë duke ngrënë këto ditë, është e drejtë të mësojmë disa udhëzime që duhet t’i ndjekim.

– Përdorimi i pecetave mund të duket e lehtë, por ka edhe disa rregulla që duhet të ndiqen. Nëse keni nevojë të largoheni nga tryeza për pak kohë, vendoseni pecetën në karrige. Njerëzve nuk do t’u pëlqejë ta shohin atë në tryezë përderisa ju nuk jeni aty.

Nëse e keni mbaruar ushqimin tuaj, vetëm atëherë mund ta vendosni atë në tryezë, por jo në pjatë. Do të jetë një shenjë për kamerierin që ju keni mbaruar dhe ai mund të vijë dhe të marrë pjatat e përfunduara.

– Pirunin tuaj, ju duhet të vendosni në pjatë nëse keni nevojë për të bërë një pushim nga të ngrënit. Dhe nëse nuk jeni të sigurt se cilën pirun duhet të përdorni për cilën pjatë – thjesht filloni me atë që është më larg pjatës dhe pastaj vazhdoni me të tjerët.

– Është një moment i vështirë kur shkon në shtëpinë e dikujt për darkë dhe sheh karkaleca ose kikirikë në tryezë, por je alergjik ndaj tyre. Për t’i shpëtuar një situate të tillë, gjithmonë njoftoni pritësin për ushqimet që nuk mund të hani për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo do t’ju shpëtojë nga shumë probleme.

  • Veshje për raste

Veshja mund të jetë shumë e ndërlikuar në ditët e sotme, sepse ka shumë opsione dhe kaq pak siguri për atë që është e duhura dhe çfarë nuk është. Këtu janë disa këshilla të dobishme:

– Veshje e rastësishme: Kjo mund të jetë çdo gjë nga një T-shirt dhe xhinse tek pantallonat e shkurtra dhe një bluzë. Zbuloni nëse do të jeni brenda në ambjent apo jashtë dhe pyetni se çfarë do të veshin të tjerët.

– E premtja e rastësishme: Kjo ndodh në zyra dhe nuk do të thotë “rastësore” si më sipër. E premte si një ditë kur punonjësit e zyrave lejohen të vishen më me lirshmëri se zakonisht.

Ju mund të takoni atë ditë edhe një punonjës të rangut më të lartë që mund të përcaktojë të ardhmen tuaj, prandaj pse të rrezikoni duke veshur sandale.

– Për Biznes: Të jesh i zoti është përgjigja këtu. Shmangni rrobat që janë shumë të shtrënguara ose të mëdha dhe thjesht qëndroni në stilin tuaj. Ju mund të mos e dini se kë keni përballë.

– Biznesi formal: Kjo është e përkryer për profesionistët që duan gjithmonë të duken elegantë dhe kanë për qëllim ngjitjen në karrierë. Një kostum dhe këpucë në ngjyrë të errët për burrat, dhe këpucë pa lidhëse, fund laps dhe një xhaketë sipër për gratë.

  • Të qenit në ambjente të ndryshme

Ka dy rregulla të thjeshta që duhet të ndiqni për t’i bërë njerëzit t’ju falenderojnë fshehurazi në kokën e tyre.

– Kur qëndroni në rresht duke pritur rradhën në një kafene, mos bisedoni në telefon. Sidomos kur banakieri tashmë po ju bën pyetje. Është e pasjellshme t’i bësh të tjerët të presin dhe të dëgjojnë bisedën tuaj.

– Mos merrni kafshët tuaja shtëpiake (kryesisht qentë) me vete kudo që të shkoni. Ata nuk e pëlqejnë pazarin, edhe nëse është një dyqan për kafshët.

Njerëzit e tjerë ndërkohë nuk e pëlqejnë qenin tuaj të madh, të ngathët apo një qenush të vogël. E njëjta gjë vlen kur jeni të ftuar në një festë në shtëpi. Gjithmonë pyetni së pari nëse mund të merrni qenin tuaj me vete.

Të ngjashme