7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 07:15 | Nga Ekonomia Online

Përshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen.

Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.

Ngrihuni në këmbë

Kur përshëndesni njerëzit, ngrihuni në këmbë. Është një mënyrë e mirë për të treguar respekt. Kjo do të thotë që ju i konsideroni ata të rëndësishëm mjaftueshëm për të ndryshuar pozicionin tuaj fizik. Gjithashtu ju ndihmon të krijoni kontaktin sy më sy, shkruan Ekonomia Online.

Shikojini njerëzit në sy

Kontakti në sy tregon vëmendje dhe angazhim. Gjithashtu tregon se ju jeni të interesuar për personin tjetër. Duke parë këpucët, orën apo telefonin tuaj ju tregoni të kundërtën dhe nuk krijoni besueshmëri. Përdorni një gjuhë trupi pozitive.

Buzëqeshni

Edhe nëse keni “hallet e botës mbi supe”, provoni të dukeni të lumtur. Një mimikë negative e vendos dhe personin tjetër në një pozicion jo shumë të favorshëm, ndërsa një buzëqeshje është gjithmonë e mirëpritur.

Merrni iniciativën me një shtrëngim duarsh

Afrohuni personit që po përshëndesni dhe zgjatini dorën. Ju do të krijoni imazhin e një njeriu me vetëbesim.

Prezantohuni

Madje akoma më mirë, thoni kush jeni dhe më çfarë merreni. “Përshëndetje, unë jam Neada. Unë jam një menaxhere projektesh pranë kompanisë X. Si mund t’ju ndihmojë?” Kjo vërtet që do t’ju ndihmojë.

Vëzhgoni hierarkinë

Nëse duhet të bëni prezantimet, mos harroni etikën e biznesit. Fillojeni nga njerëzit në pozicione më të larta tek ato më të ulëta.

Prezantimit shtojini dhe pak përmbajtje. “Enea të prezantoj me Fatjonin. Fatjoni është dizajneri jonë i ri. Fatjon, Enea është menaxheri i marketingut.”

Mësoni saktë emrat

Sigurohuni që të mbani mend emrin e çdo personi me të cilin prezantoheni, dhe përdoreni atë siç duhet. Është më mirë t’i kërkoni personit të përsëris emrin e tij sesa të vazhdoni ta përdorni atë gabim.

Kërkoni leje përpara se ta përdorni emrin e dikujt. Disa njerëz nuk e pëlqejnë informalitetin, dhe kjo formë është më etike.

Të ngjashme