7 shenja se partneri ju dashuron dhe është i përkushtuar në lidhje

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Gjestet romantike ju bëjnë të besoni se ju keni një lidhje të fortë dhe jeni të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit.

Për të kuptuar përkushtimin e vërtetë të partnerit në një lidhje dhe të mund t’i kuptoni ndjenjat e vërteta të tij janë disa shenja shumë herë më delikate dhe të vogla sesa thjeshtë dhuratat romantike që mund të merrni.

Ja disa gjëra që ai mund t’i bëjë që në fakt tregon se ju dashuron edhe pse mund të mos jua ketë thënë akoma.

  1. Ai flet për të ardhmen tuaj së bashku. Kur dy njerëz flasin për një të ardhme së bashku, ajo nënvizon një dëshirë për të qenë së bashku. Nëse bisedoni me të dashurin tuaj rreth asaj se ku do të jetoni në të ardhmen dhe planeve të përbashkëta atëherë të jeni të sigurt se ka dashuri mes jush.
  2. Ai dëshiron që ju të lidheni me familjen dhe miqtë e tij. Dëshira për të zhvilluar një marrëdhënie me familjen dhe miqtë është një dëshirë për të thelluar lidhjen tuaj. Meqë familjet dhe miqtë e njohin historinë e të dashurit tuaj, njohja e tyre do të thotë njohja e tij.
  3. Ai mundohet të jetë i qetë gjatë mosmarrëveshjeve. Zënkat dhe argumentet mund të sjellin më të keqen tek secili, por kur i dashuri juaj përpiqet të qëndrojë i qetë ai mendon se marrëdhënia juaj është diçka me vlerë duke punuar, jo duke luftuar.
  4. Ai zëvendëson deklaratat “unë” me “ne”. Kushtojini vëmendje asaj që thotë i dashuri juaj, sepse nëse ai ka një shprehi të fjalës “ne” në çdo diskutim që paraqet nënkupton se ai është plotësisht i angazhuar për ju dhe tashmë nuk e mendon më veten e tij vetëm, pa ty.
  5. Nuk ka sekrete. Nëse jeni personi i parë që ai tregon për një ngritje në detyre, një vdekje në familje, ose një frikë mjekësore atëherë ai ka besim tek ju. Ndarja e informacionit të gjerë personal dhe konfidencial me ju është një shenjë e mirë.
  6. Ai jua thotë me veprat e tij. Shikoni trupin e tij dhe veprimet se si sillet kur është afër jush. Nëse ai ju afrohet shumë kur flisni dhe mban hapësirë minimale mes trupave tuaj, ose është intim me ju fizikisht dhe emocionalisht, atëherë këto janë vepra të dashurisë.
  7. Ai vë re gjërat e vogla. Gjithkush e di se kjo është një gjë e mirë kur të dashurin tuaj ju përgëzon. Por një deklaratë e vërtetë dhe e sinqertë” për mënyrën se si i mbani flokët mund të thotë gjëra të mëdha. Këto gjëra të vogla janë të gjitha përfaqësimet e dashurisë, sepse ata nënkuptojnë se ai është duke dëgjuar dhe duke ju vëzhguar edhe kur nuk mendoni se ai po e bën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme