Ka shumë modele psikologjike dhe teori për të motivuar veten. Shpeshherë ato janë të ndërlikuara dhe kthehen në pengesë. Bëni kujdes të zgjidhni modele që i përshtaten stilit tuaj të jetesës.
Më poshtë mund të gjeni disa mënyra të thjeshta për të qenë i motivuar gjithë kohën.
1. Bëni pushime
Mënyra e vetme që të keni një rendiment të lartë në punën tuaj janë pushimet. Kombinimi i pushimit me punën ju bën efektiv. Mundohuni t’i shfrytëzoni sa më mirë fundjavat dhe mos harroni të merrni pushimet vjetore.
2. Mos i tregoni njeriu
Çdokush i vë qëllime vetes për të arritur diçka. Për shembull disa duan të heqin disa kile të tepërta duke mbajtur një dietë. Bëni mirë që qëllimet mos t’i ndani me të tjerët. Mos i përdorni mediat sociale si Facebook, për të treguar arritjet tuaja. Ky veprim mund të kthehet në pengesë për vazhdimësinë tuaj. Disa komente pozitive nga miqtë, mund të bëjnë të besoni se ja keni dalë, por e vërteta mund të jetë se s’keni arritur as gjysmën e qëllimit .
3. Festoni arritjet tuaja
Sado të vogla të jenë fitoret tuaja, bëni mirë që të festoni. Kjo s’do të thotë të organizoni festa të çmendura. Blerja e një dhurate të vogël, qoftë kjo ëmbëlsira juaj e preferuar, do ta ndryshojë ritmin e ditës. Festimi i arritjeve është një sjellje pozitive që do ju ndihmojë të mbani lart motivimin.
4. Silluni mirë me veten
Mos e krahasoni veten tuaj me arritjet e të tjerëve. Ka shumë njerëz që janë më të zgjuar se ju. Momenti që do përqafoni këtë mendim ju do të ndjeheni të lirë. Kjo liri do ju mundësojë më shumë kuriozitet për jetën dhe do e keni më të lehtë të ndiqni ato çfarë ju pëlqejnë me të vërtetë. Mos u krahasoni me të tjerët, por përqendrohuni tek vetja.
5. Ndryshoni perceptimin
Nëse ju vendosni të zgjoheni dy orë më herët çdo ditë, truri juaj do mendojë që do të flini më pak. Ju mund ta ndryshoni këtë perceptim duke menduar se po fitoni pothuajse dy ditë punë 8-orëshe.
6. Bëni çfarë doni
Zbuloni çfarë doni dhe bëhuni i aftë në të. Suksesi është boshti midis pasionit dhe përsosmërisë. Gjithsesi duhet të bëni kujdes. Sigurohuni që pasioni juaj t’ju japë të ardhura për të jetuar. Ne të gjithë duam shumë gjëra, për shembull dikush adhuron të pikturojë në kohën e lirë portrete të miqve. Pyetja qëndron, a siguron ky pasion të ardhura të përhershme?
7. Përqendrohuni
Ky është çelësi i suksesit për të arritur qëllimet tuaja. Për shkak të telefonave të zgjuar, ne jemi të bombarduar çdo moment nga informacione të ndryshme që mund të na shkëpusin vëmendjen. Bëni mirë t’i mbyllni telefonat gjatë kohës që punoni.