7 të vdekur në një aksident të rëndë pranë Parkut Kombëtar në SHBA

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Një udhëtim në Parkun Kombëtar “Yellowstone” në SHBA përfundoi në tragjedi për një grup turistësh.

Shtatë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Shoferi i kamionetës dhe gjashtë pasagjerë në furgonin Mercedes humbën jetën. Shoferi i kamionit u identifikua si një 25-vjeçar nga Humble, Teksas.

Sipas një raporti në Neë York Times, identifikimi përfundimtar i viktimave të tjera të aksidentit është ende në pritje të rezultateve të testeve të ADN-së. Tetë pasagjerë u dërguan në spitale, përfshirë edhe me helikopter, transmeton Klankosova.tv

Më 1 maj, një kamionetë Dodge Ram u përplas me një furgon turistik Mercedes që transportonte 14 turistë të huaj. Kështu raporton policia e Idaho-s.

Të ngjashme