7 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

165 të infektuar, 7 viktima dhe 128 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve është regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër.

Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 të vdekur, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë.

Në qendrat e testimit janë kryer 1.454 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve arrinë në 11.3 për qind. Në ditën e 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve arrinë në 6.787, ndërsa i viktimave në 328.

Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë. Mbi 3.850 raste janë akoma aktive.

Të ngjashme