Jo të gjitha llojet e yndyrave janë njësoj. Konsumimi i ushqimeve të pasura në yndyra të shëndetshme ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe absorbimin e një sërë vitaminash.
Këto janë disa nga ushqimet e pasura me yndyra të shëndetshme që duhet t’i konsumoni patjetër.
Avokado – Konsumimi i tyre ndihmon trupin të absorbojë më shumë lëndë ushqyese nga ushqime të tjera të shëndetshme.
Peshku – Acidet yndyrore omega 3 tek peshku janë esenciale për shëndetin mendor.
Vaj ulliri – Vaji i ullirit i shëndetshëm për zemrën ndihmon për uljen e inflamacionit në trup.
Frutat e thata – Një racion me fruta të thata çdo ditë ul rrezikun e zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Vaj i kokosit – Ndihmon në rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë (HDL).
Çokollata e zezë – Flavonolet tek çokollata e zezë ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajnë arteriet të pastra.
Farat e kungullit dhe lirit – Janë të pasura me vitamina, proteina, fibra dhe minerale.