Një nënë thotë se flokët e vajzës së saj 7-vjeçare duken si ato të një kukulle plastike.
Shtatëvjeçarja Wynter Seymour, nga Northallerton, North Yorkshire, ka sindromë të pakrahasueshme të flokëve, e cila mendohet se prekë vetëm 100 njerëz në mbarë botën.
Nxënësja ka lindur me flokë të zinj të trashë, por papritmas filluan t’i zbardheshin, gjë që e bëri të duket “si një pulë”, sipas nënës së saj Charlotte Seymour, 33 vjeç, transmeton Tch.
Flokët e vajzës së vogël kanë fituar edhe pseudonimin ‘Chucky’ pasi nënës dhe babait të saj Michael Seymour, 35 vjeç, i kujton kukullën e pushtuar nga djalli, që njihet si tmerri i fëmijëve.
Charlotte dhe Michael madje e veshën Wynterin si karakterin e filmit horror gjatë një Halloweeni, pasi ata thonë se ajo gjithashtu ka ‘temperamentin’ e kukullës.
Asnjëra prej vajzave të Charlotteit dhe Michaelit, Savannah Seymour, 10 vjeçe dhe Esme Seymour, nëntë vjeçe, nuk e kanë këtë sindromë, e cila është shkaktuar nga një mutacion gjenetik.