Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues prej 7 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe U.Th për vjedhje të rëndë në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Të dy të pandehurit janë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe se akuzohen për vepër penale “vjedhja e rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa për të pandehurin Xh.Th., edhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në njoftimin për media thuhet se gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku të akuzuarit pranuan fajësinë, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Driton Sadiku, i shpalli fajtorë të pandehurit Xh.Th. dhe U.Th. për veprat penale të kryera. Të pandehurit Xh.Th., iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh për veprën penale “Vjedhja e rëndë,” si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1,500 euro për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.” Ndërkohë, i pandehuri U.Th., u dënua me burgim prej tre vitesh për veprën penale “Vjedhja e rëndë.” Ky vendim pason pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurve gjatë procesit gjyqësor.
Tw pandehurit Xh.Th. dhe U.Th., akuzoheshin se “Më datën 20.05.2023, rreth orës 21:40 deri në orën 22:34, në Gjakovë, në rrugën “M.Ll.”, në shtëpinë e të dëmtuarit M. Sh., Klerik i Teqesë së Madhe në Gjakovë, të pandehurit, në bashkëkryerje, duke depërtuar me forcë në dhoma të mbyllura, marrin pasurinë e personit tjetër, këtu të dëmtuarit M.Sh., e cila shërbente për qëllime fetare, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete. Në atë mënyrë, paraprakisht pajtohen në përgatitje të planit duke i ndarë rolet lidhur me veprimet e tyre, ashtu që takohen një ditë më herët, përkatësisht më datën 19.05.2023, ku edhe pajtohen që për ditën kritike i pandehuri B.B., ta marrë veturën e tij, ndërsa i pandehuri U.Th. të sigurojë informata për lëvizjen e familjarëve të dëmtuarit M.Sh., të cilët Faqe 2 nga 3 kishin për të shkuar në një dasmë në Restorant “O.E.” në Gjakovë.
Ashtu që i pandehuri Xh. e pajis me një telefon Nokia, me numër 049/…-…, të pandehurin B., me qëllim që të mbajnë kontaktet mes vete. Ditën kritike, të pandehurit Xh. dhe B. takohen në lagjen “Çabrat”, ku edhe nisen në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit dhe, në rrugë e sipër, i pandehuri Xh., përmes numrit të tij 049/…-…, të cilin e kishte në shfrytëzim, e telefonon të pandehurin U. në numrin 049/…-…, të cilin e kishte në shfrytëzim.
Pas marrjes së informatave nga i pandehuri U., ku sigurohet se familjarët e të dëmtuarit kishin shkuar në dasmë, i pandehuri Xh. së bashku me të pandehurin B. afrohen te shtëpia e të dëmtuarit ku bëjnë disa lëvizje dhe më pas veturën e parkojnë sipër shëtitores në rrugën “R. P.”.
I pandehuri Xh. zbret nga vetura dhe shkon në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri B. del nga vetura dhe vazhdon në këmbë në drejtim të rrugës “R.P.”, duke bërë disa lëvizje rreth veturës së tij derisa i pandehuri Xh. e kryen aktin e vjedhjes. Fillimisht, duke kaluar murin rrethues të oborrit të fqinjit të të dëmtuarit, G.P., depërton në shtëpinë e të dëmtuarit M.Sh. dhe nga dhoma e fjetjes së tij merr dy (2) kasaforta, njëra me ngjyrë të gjelbër dhe tjetra me ngjyrë të zezë.
Përsëri largohet nga oborri i fqinjit, në të cilin oborr, me forcë e hap kasafortën e gjelbër ku merr çelësat e kasafortës së zezë, 400.00 franga (monedha të metalta), 13,000.00 lekë shqiptare, si dhe një çantë në të cilën kishte stoli ari në vlerë prej 1,600.00 euro. Më pas, pasi merr çelësat nga kasaforta e gjelbër, e hap kasafortën e zezë dhe merr 114,000.00 euro; 60,000.00 franga zvicerane; 10,000.00 dollarë amerikanë; 1,000.00 paund anglezë. Këto para ishin mbledhur nga besimtarët (myhybët) e të dëmtuarit, me destinim për vazhdimin e ndërtimit të Teqesë në Prizren. Pasi merr të njëjtat, përgjatë oborrit të fqinjit largohet, ku në ora 22:34 minuta hipën në veturën e të pandehurit B., i cili ishte duke e pritur në parking sipër shëtitores, dhe së bashku nisen në drejtim të muzeut të qytetit.