7 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

| 03 Maj 2023 | 10:00 | Nga

Sot është 7 vjetori i pranimit të Kosovës në shtëpinë e futbollit evropian, UEFA.

Më 3 maj të vitit 2016, Kosova e kryesuar nga legjenda Fadil Vokrri, në Kongresin e 40 të UEFA-së, kishte marrë besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit, derisa kundër kishin votuar 24 shtete dhe 2 kishin abstenuar.

Vendi ynë u bë anëtari i 55-të i UEFA-së, ndërsa 10 ditë më vonë ishte pranuar edhe në FIFA.

Të ngjashme