70-vjeçari hidhet nga kati i pestë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 20:33 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi është hedhur nga kati i pestë.

“Në datën 20.06.2017, rreth orës 16:00, në lagjen ‘Loni Dhamo’ Lushnje, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të pestë të pllatit Nr 162, shtetasi E.K, 70 vjeç”.

Sipas bisedave të të pranishmëve në skenën e ngjarjes, ai ka qenë duke ndjekur gruan e tij dhe ka tentuar t’a hedhë edhe atë nga ballkoni.

Për pasojë shtetasi E.K ka ndërruar jetë.Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme