Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë 71 aktakuza kundër 92 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona të dyshuar si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 40 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë kësaj kohe ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.