Sekretarja e Përgjithshme e RCC morri pjesë në seancën plenare të nivelit të lartë të Dialogut të Forumit të Prespës.
“Mundësia e anëtarësimit të mundshëm në BE ka qenë një forcë lëvizëse gjatë gjithë këtyre viteve, për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik, mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Krahasuar me vitin 2016, kur u mbështet nga 39% e qytetarëve të BB,tashmë mbështetet nga 62% e qytetarëve.
Ne nuk i dimë motivet e arsyet e tyre, por shohim që njerëzit e rajonit po bashkohen me BE një nga një, dhe ndoshta ata e shohin anëtarësimin në BE si një shans për të lënë vendet e tyre. 71% e të rinjve, kur u pyetën nëse dëshironin të linin vendin e tyre dhe të shkonin të jetonin dhe të punonin jashtë, thanë po. Kjo është një shifër alarmante për udhëheqësit e BB, por edhe për ne që merremi me bashkëpunimin rajonal, ”tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
(RCC), në fillim të fjalimit të saj në Dialogun e Forumit të Prespës, që u zhvillua në Ohër sot.
“Në të njëjtën kohë, mbështetja ndaj bashkëpunimit rajonal është e fortë dhe në rritje, pasi 77% e qytetarëve tanë e mbështesin atë, duke e parë si një mekanizëm për përmirësimin e situatës politike dhe ekonomike në vendet e tyre. 20 vjet më parë askush nuk do të fliste për tregti, zhvillim teknologjik, fillestar ose axhendë dixhitale, qytete të zhvilluara dhe investime të kapitalit njerëzor. Sot rajoni ka përqafuar ndërtimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Miratimi i tij vitin e kaluar në Sofje, ishte një sukses i madh për rajonin dhe shpresoj se nuk do të jetë vetëm një angazhim në letër.”
Sekretarja e Përgjithshme e RCC foli në Seancen Plenare “Rivendosja e Sinergjisë BE-SH.B.A. ndaj Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Ana Brnabić, Kryeministrja e Serbisë; Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës*; Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë; Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës; Zbignieë Rau, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë; dhe Alexander Schallenberg, Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë; me Erëan Fouere si Raportues dhe Alexandra Voudоuri si moderatore.
Më shumë informaion mbi Forumin e Prespes https://pfd.mk/