716 kriminelë shqiptarë në burgjet britanike, ja çfarë thuhet për kthimin e tyre

Shqipëri | 05 Shk 2018 | 09:24 | Nga

Qindra të burgosur shqiptarë të cilët duhet të ishin dërguar në atdhe nga burgjet e mbipopulluara në Mbretërinë e Bashkuar janë ende prapa hekurave, pavarësisht një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve pesë vjet më parë.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhej tu shpëtonte taksapaguesit 25 milionë funte dhe fillimisht më shumë se 100 të burgosurshqiptarë u caktuan për transferim, por vetëm 23 janë kthyer, përcjell albeu.com

Shumë po e kundërshtojnë këtë veprim duke pretenduar se të drejtat e tyre njerëzore do të preken nga disa, duke arritur gjithashtu të qëndrojnë pasi kanë kërkuar në mënyrë të rreme azil, duke mashtruar autoritetet britanike dhe duke pretenduar të jenë refugjatë kosovarë.

Shifrat e fundit tregojnë se 716 të burgosur shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë prej tyre janë arrestuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge.

Këtë javë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë zhvilluan bisedime në krizë me homologët e tyre në Tiranë për të diskutuar se si procesi mund të përshpejtohet për të kursyer paratë e taksapaguesve.

Në një postim ne Facebook të Ambasadës ne Tiranë thuhet: “Gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët britanikë dhe shqiptarë po kërkojnë mënyra të përmirësimit të Marrëveshjes për Transferimin e te burgosurve, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”. Nderkohe theksohet se nga ana e zyrtareve britanike jane shqyrtuar 23 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme