Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se aktualisht, 72 pacientë janë të hospitalizuar për Covid-19.
Spitali njofton se 50 janë të konfirmuar pozitiv, ku 35 janë në oksigjenoterapi, 1 në CPAP maskë dhe dy në respirator.
Tutje, bëhet e ditur se 16 pacientë janë konfirmuar negativ. Nga stafi i Spitalit, të infektuar me koronavirus janë një mjek, dy infermiere dhe dy nga stafi administrativ.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.