Ende nuk dihen motivet e vrasjes se 7-vjeçarit në Basel të Zvicrës, por sipas mediave atje, thuhet se e dyshuara 75-vjeçarja, nuk e njihte viktimën dhe asaj do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
Ende nuk dihet motivi për vrasjen makabre të djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete vrasjen.
Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.
Sipas hetimeve, deri tash, thuhet se e moshuara zvicerane me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën e as familjen e tij që vjen nga Kosova, shkruan albinfo.
Në vazhdim prokuroria përsërit detajet që tashmë dihen, rreth përpjekjeve të dështuara për shpëtim të djaloshit.
Gruaja e dyshuar për vrasje, pas largimit nga vendi i krimit, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka vrarë djaloshin.