75 vjetori i themelimit të NATO-s, Osmani takim me senatorë e kongresistë amerikanë: Ata ishin zëri i popullit të Kosovës

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në ShBA. Ndërsa, sot ka zhvilluar takim me senatorë e kongresistë amerikan, në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, raporton Ekonomia Online.

Në disa imazhe të publikuara në Facebook nga takimi, Osmani, shkruan se i i ka falënderuar ata për kontributin e tyre përgjatë viteve.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

Postimi i plotë:

Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!

Të ngjashme