77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, pritet me shumë dashuri dhe entuziazëm në Lagjen 3 të Skënderajt

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë gjithandej Kosovës.

Të mërkurën, Lagja 3 në Skënderaj ka organizuar një pritje të jashtëzakonshme për Dervishajn.

Dervishaj është pritur në Lagjen 3 të Skënderajit.

“Me shumë dashuri e entuziazëm u pritëm sot nga banorët e Lagjes 3 në Skenderaj. Të rinj e të moshuar që po presin me padurim 9 shkurtin e fitoren e një Kosove që mundet ma mirë”, ka theksuar Dervishaj në një postim në Facebook.

“Jashtëzakonisht falenderues e mirënjohës për ngrohtësinë e pritjen nga këta qytetarë të cilët të dielën do të japin verdiktin e tyre për Bedri Hamzën kryeministër. Mos harroni, Kosova mundet 77 herë ma mirë”, ka shtuar tutje ai.

Kujtojmë se përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka marrë një përkrahje të jashtëzakonshme.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shahin Dervishaj ka numrin 77, në listën e PDK-së për deputetë.

Të ngjashme