Klinika Infekive e QKUK’së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci, si pasojë e infektimit me COVID-19,.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka njoftuar se i njëjti ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
“Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.