Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar tetë persona në Podujevë, të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhëresa të gjykatës. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 77-vjeçare.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se e moshuara është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
“Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për armëmbajtje pa leje)”, thuhet në njoftim.
Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës.