Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë do ta takojë edhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur për EO zëdhënësi i VV-së Përparim Kryeziu.
“Rama do ta takojë sot Kurtin në selinë e LVV-së, në orën 17:00.
Rama të hënën ka nisur vizitën e tij në Kosovë. Ai pritet të takohet me udhëheqësit e vendit si dhe me liderët e partive.
Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.
Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.
Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.