Të gjithë e dimë sa rëndësi ka një foto e kuruar deri në detaj. Ndonjëherë një foto mund të na pëlqejë aq shumë, por nuk mund ta postojmë për shkak të një detaji që duket se i prish gjithë bukurinë fotos. Por ekzistojnë disa aplikacione që jua lehtësojnë jetën dhe i bëjnë fotot tuaja të duken perfekte dhe gati për të marrë shumë pëlqime dhe komente. Disa prej këtyre aplikacioneve, që përdoren gjerësisht edhe nga VIP-at janë:
1. GoCam
Çuditërisht ky aplikacion nuk është shumë i famshëm, por të hyn shumë në ndihmë. GoCam ju lejon të shkrepni një selfie, pa qenë nevoja të shtypni butonin apo të vendosni kohëmatësin, por mund ta realizoni vetëm falë lëvizjes së trupit (dorës). Magjia ekziston!
2. KiraKira
KiraKira është aplikacioni i preferuar i VIP-ave në të gjithë botën. I shton fotos tuaj shkëlqimin e xixave dhe bën foton të duket e adhurueshme. Për më tepër e ruan foton automatikisht në galerinë e fotove.
3. GIPHY Cam
GIPHY Cam është aplikacioni më argëtues që ju lejon t`i ktheni fotot tuaja në GIF`s. Mund të ndryshoni sfondin, mund të shtoni tekst dhe sticker-a të ndryshëm. Mund t`i ngarkoni GIF-et tuaja në Messenger ose t`i postoni në Instagram. Koha për argëtim!
4. FaceTune 2
FaceTune 2 është arma sekrete e VIP-ave. Ju zhduk rrudhat, puçrrat dhe çdo imperfeksion në lëkurën tuaj. Falë tij mund t`i shtoni fotos pak magji photoshopi, por ka një problem të vogël, është aplikacion me pagesë dhe kushton 3.99$. Nëse nuk ju leverdis, injorojeni, keni ende aplikacionet e tjera pa pagesë.
5. A Color Story
Ju shton ngjyra fotove tuaja, sipas preferencave. Po ashtu është i pasur me filtra që mund t`iua shtoni fotove pa rënë në sy që ka filtër.
6. Huji
Huji ju jep fotove një efekt “vintage”. Selena Gomez është një përdoruese e tij dhe duhet thënë që Selenës ia kemi zili fotot.
7. Snapseed
Përveçse ka një sërë opsionesh që të ndihmojnë të ndryshosh ngjyrën, qartësinë etj. është edhe shumë i thjeshtë për t`u përdorur edhe nga ata që s`kanë fare njohuri nga editimi i fotove. E bën një foto tuajën të bërë nga një telefon i thjeshtë të duket sikur është bërë nga një kamera me cilësi shumë të mirë.
8. VSCO
VSCO përmban të gjitha opsionet e editimit të Snapseed, por me filtra shumë më të mirë. Mund ta përdorni edhe nëse doni që fotoja juaj të duket “vintage”, por Huji është i ekzagjeruar për ju.