Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja
Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe fibra, elemente që na duhen çdo ditë. Por kujdes, kini parasysh se frutat e thata kanë përmbajtje të lartë kalorike sepse janë më të përqendruara për shkak të heqjes së lëngjeve. Konkretisht 100 gramë kumbulla të freskëta përmbajnë vetëm 46 kalori, ndërsa 100 gramë kumbulla të thata përmbajnë 240 kalori. Për shkak të procesit të tharjes këta fruta humbasin disa prej vitaminave, ndaj dhe me konsumimin e tënjëjtës sasi frutash, kur janë të freskëta ju merrni 16% të nevojave tuaja ditore me vitaminë C, ndërsa kur i konsumoni të thata merrni vetëm 1%. Gjithashtu, vlen të theksohet se frutat humbasin sasi gjatë procesit të tharjes, pothuajse gjysmën e sasisë. Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesëpër tëpërmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Megjithatënëpërzgjedhjen e këtyre frutave është më e këshillueshme që të zgjidhni frutat e thata pa sheqer të shtuar.
Gjysmë filxhan pjeshkë e thatë përmban 191 kalori dhe 6.5 gramë fibër. Edhe pse pjeshka nuk mund të jetë aq e zakonshme si frutat e tjera të thata, si përshembull kajsitë, por janë gjithashtu një zgjedhje e shëndetshme. Ato përmbajnë 34% të nevojave ditore me vitaminë A dhe 18% të hekurit të rekomanduar, si dhe janë një burim i mirë i kaliumit, vitaminës B3 dhe bakrit.
Molla
Gjysmë filxhan mollë e thatë përmban 104 kalori dhe 3.5 gramë fibër. Mund të mos jetë edhe aq e ushqyeshme sa frutat e tjera të thata, por mollët e thata janë më pak kalorike dhe një zgjedhje e përkryer për njëvakt të ndërmjetëm.
Kajsitë
Gjysmë filxhan kajsi e thatëpërmban 156 kalori dhe 4.5 gramë fibër. Gjithashtu kajsitë përmbajnë 47% të nevojës së përditshme për vitaminë A në një porcion të vetëm, po kështu janë një burim i mirë i potasiumit, vitaminës E dhe bakrit.
Kumbullat
Gjysmë filxhan kumbulla të thata përmbajnë223 kalori, 0 gramë fibër. Edhe pse mungojnë fibrat, kumbullat e thata shpesh janë të mira sepse sigurojnë një efekt laksativ. Përveç kësaj, në një porcion të vetëm ka 2.5 gramë proteina dhe plotësohen 13% e kërkesave tuaja ditore të hekurit.
Fiqtë
Gjysmë filxhan fiq të thatë përmbajnë 185 kalori dhe 7.5 gramë fibër. Fiqtë janë shumë të mirë për t’u konsumuar pasi kanë efekt të lartë laksativ, si dhe zakonisht njihen si burimi i mirë i mineraleve, sikurse janë kaliumi, kalciumi, magnezi dhe potasium.
Boronicat e kuqe
Gjysmë filxhan boronica të kuqe përmbajnë185 kalori dhe 3 gramë fibër. Është pothuajse e pamundur për të gjetur boronica të kuqe të thata pa sheqer, por në racione të përshtatshme ato ende mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme! Ngjyra e errët e ushqimeve, është i lidhur me të qenit i pasur me fitonutrientë.
Hurmat
Hurmat janë të pasura me kalori, prandaj duhen përdorur në sasi të kufizuara dhe të keni aktivitete të mjaftueshme trupore, në mënyrë që të harxhohet teprica e energjisë. Në sasi të vogla ndërmjet dy shujtave, hurmat janë ideale për “punëtorë shkencorë”, për studentë dhe për nxënës.
Rrush
Gjysmë filxhan rrush i thatë përmban 217 kalori dhe 2.5 gramë fibër. Të mirat shëndetësore të rrushit të tharë përfshijnë qetësimin nga kapsllëku, aneminë, ethet, dobësinë seksuale. Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtim të peshës, kujdes ndaj syve, kujdes dental dhe shëndetit të kockave. Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm kur bëhet fjalë për fruta të thata.